Dashamir Shehi për Territorialen: Një marrëzi e bërë për efekte elektorale
Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi ka kritikuar mënyrën se si po zhvillohet diskutimi për reformën e re territoriale, duke e konsideruar atë më shumë si një nismë me qëllime elektorale sesa si një proces që kërkon konsensus të gjerë politik. Ai tha se mungesa e një marrëveshjeje mes palëve politike rrezikon që reforma të mos ketë qëndrueshmëri afatgjatë. Sipas tij, vendimmarrja për një çështje kaq të rëndësishme nuk duhet të bëhet vetëm përmes shumicës parlamentare, pasi ndryshimi i qeverisë mund të sjellë edhe rikthimin e diskutimeve për hartën territoriale. “Elektorale, elektorale, absolutisht elektorale. Në këtë marrëzi që e kap që çdo gjë vendos ky, thotë ‘e bëj’. Ore, pse e voton me një deputet sa i bën 83? Pastaj të mungon fryma, të mungon shpirti...
Burimi:
kohajone.com