“Çudia e madhe po ndodh…”, Beci ‘shuplakë’ Policisë: Duhej ndërhyrje emergjente!
Ish-prokurori Eugen Beci, i ftuar në emisionin “Opinion”, këtë të enjte, më 1 tetor, kritikoi ashpër mosreagimin dhe ndërhyrjen e vonuar të Policisë lidhur me rastin e publikimit të videove intime, shpërndarja e të cilave ka marrë përmasa të mëdha. Ai u shpreh se Policia e Shtetit, sektori i Krimit Kibernetik dhe Prokuroria, e cila ka sektorët e krimit kibernetik brenda strukturave të saj, nuk kanë vepruar siç duhej, duke u bazuar vetëm te fakti se “ankimi” nuk është bërë ende nga palët e dëmtuara. “’Nuk kemi ankim’ nga qytetari dhe patjetër që do presim të kemi ankim nga qytetarët’, nuk është e vërtetë. Vepra penale që po konsumohej dje dhe po vazhdon të konsumohet sot në Republikën e Shqipërisë dhe tërë dynjaja është duke...
Burimi:
javanews.al