Covid-19 rikthehet në vëmendje në Britani, rriten shtrimet në spital nga nënvarianti XFG

Covid-19 rikthehet në vëmendje në Britani, rriten shtrimet në spital nga nënvarianti XFG

Një nënvariant i Covid-19, i njohur si XFG ose “Stratus”, po qarkullon në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa të dhënat shëndetësore tregojnë rritje të aktivitetit të virusit dhe të shtrimeve në spital. Megjithatë, autoritetet shëndetësore theksojnë se rastet mbeten në nivele të ulëta dhe deri më tani nuk ka prova që ky variant shkakton sëmundje më të rënda se variantet e mëparshme. Sipas të dhënave të Agjencisë së Sigurisë Shëndetësore të Mbretërisë së Bashkuar (UKHSA), numri i pacientëve të shtruar në spital në Angli me Covid-19 u rrit nga 950 në gusht në 4,939 në shtator. Ndërkohë, në javën e fundit për të cilën ka të dhëna, u raportuan 28 vdekje nga Covid-19, nëntë më shumë krahasuar me javën pararendëse. Nënvarianti XFG dhe variantet e lidhura...