“Corriere della Sera”: Dubai nuk është më strehë e sigurt për kriminelët
Era ka ndryshuar në Dubai. Emiratet duket se nuk i mikpresin më kriminelët e njohur. Prej kohësh, autoritetet vendase kanë ekstraduar një numër të konsiderueshëm të tyre, si pasojë e marrëveshjeve dhe pazareve me qeveritë e huaja. Vetëm pak ditë më parë, policia arrestoi nxitësin e dyshuar të një krimi (të penguar) në Qipro. Një rast i bujshëm i asaj që ndodhi në muajt e mëparshëm, kur agjentët e mini-shtetit prangosën Endikun, të njohur si “Zëri” ose “Fantazma”, kumbari i mafias greko-ruse, i cili u bë mbreti i klubeve të natës athinase, truri i kontrabandës së cigareve dhe karburantit, dhe përgjegjës për prita seriale për të ndërtuar perandorinë e tij. Për herë të parë, banditi zbuloi aksidentalisht fytyrën e tij në një video-telefonatë me një...
Burimi:
argjiroja.net