Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Ç’ndodh me pasuritë e konfiskuara? Kryeadministratorja e AAPSK për projektin: Janë kthyer në burime të punësimit dhe zhvillimit social
Sot në Tiranë u zhvillua Konferenca Përmbyllëse e projektit “Toka Jonë”, një nismë novatore për ripërdorimin social të tokave të konfiskuara nga krimi i organizuar në Shqipëri. Projekti, i zbatuar nga COSV në partneritet me ANRD dhe CGM dhe në bashkëpunim të ngushtë me Agjencinë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK), u financua nga Komisioni Evropian dhe është zbatuar që nga viti 2022 në zona rurale si Shijaku dhe Tirana. Kryeadministratorja e AAPSK, Risena Xhaja, në fjalën e saj përshëndetëse, theksoi rëndësinë strategjike që përfaqëson ky projekt për vetë misionin e agjencisë: “Projekti ‘Toka Jonë’ ka...