Çmimet e karburanteve “fluturojnë” në Evropë, ja ku renditet RMV-ja
Çmimet e karburanteve në Evropë kanë shënuar rritje të ndjeshme në kuadër të krizës globale të furnizimit me naftë, me çmimet e benzinës në disa vende që kanë kaluar 2.40 euro për litër, ndërsa nafta ka arritur mbi 2.50 euro për litër. Sipas të dhënave të publikuara nga **fuel-prices.eu** dhe të raportuara nga Euronews, të martën çmimi mesatar i benzinës ishte më i larti në Holandë, me 2.43 euro për litër. Pas saj renditeshin Danimarka me 2.35 euro dhe Finlanda me 2.32 euro. Në Francë benzina kushtonte rreth 2.23 euro për litër, ndërsa në Greqi rreth 2.20 euro. Për drejtuesit e automjeteve me naftë, çmimet ishin edhe më të larta. Në Danimarkë një litër naftë kushtonte 2.52 euro, në Francë 2.40 euro, ndërsa në Itali...
Burimi:
lajme.al