Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
ÇKA KA NDODHUR ME DOKUMENTIN ORIGJINAL TË SHPALLJES SË PAVARËSISË SË SHQIPËRISË?!
Diplomati, publicisti i njohur dhe bashkëpunëtori i gazetës DITA, Shaban Murati ka rikthyer në vëmendje mungesën e një prej dokumenteve themeltarë të arkuvës së shtetit shqiptar. Një pyetje e dhimbshme – shkruan Murati dhe shton: “Përse shërbimi informativ shqiptar i kohës së monarkisë, shërbimi informativ shqiptar i kohës së komunizmit dhe shërbimi informativ shqiptar i kohës së demokracisë nuk e bënë kurrë objekt të veprimtarisë së tyre interesin madhor dhe prioritar kombëtar të kërkimit dhe të gjetjes së dokumentit themeltar shtetëror të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë në 28 Nëntor 1912?” Ndoshta jo të gjithë e dinë por dokumenti origjinal i shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë në 28 nëntor 1912 rezulton i zhdukur. Versioni që qarkullon sot është një riprodhim i këtij dokumenti që u...