Çimkat pushtojnë avionin, kompania anulon fluturimin nga Roma drejt Australisë

Çimkat pushtojnë avionin, kompania anulon fluturimin nga Roma drejt Australisë

Një avion i kompanisë ajrore australiane Qantas u nxor jashtë shërbimit në Romë, pasi në bord u zbuluan insekte parazitare, të njohura si çimka, gjatë një fluturimi nga Perth drejt kryeqytetit italian. Bëhet fjalë për një avion Boeing 787 Dreamliner, i cili operonte fluturimin QF5 më 9 tetor. Çimkat u konstatuan në pjesën e përparme të kabinës ekonomike, pasi disa pasagjerë raportuan praninë e tyre gjatë udhëtimit. Pas mbërritjes në Romë, avioni u nxor nga shërbimi për t’iu nënshtruar një pastrimi të thelluar. Për këtë arsye, kompania anuloi fluturimin e kthimit nga Roma drejt Perthit, i planifikuar për 10 tetor. Një zëdhënës i Qantas kërkoi ndjesë për shqetësimin e shkaktuar, duke shpjeguar se anulimi ishte i nevojshëm për t’u dhënë mundësi ekipeve teknike dhe të...