Çiklistët në këto vende mund të përballen me burgim të përjetshëm në rast të aksidenteve fatale

Çiklistët në këto vende mund të përballen me burgim të përjetshëm në rast të aksidenteve fatale

Në Angli dhe Uells, çiklistët që shkaktojnë vdekjen e këmbësorëve për shkak të vozitjes së rrezikshme, së shpejti mund të përballen me dënimin maksimal të burgimit të përjetshëm. Kjo parashikohet në ndryshimet e reja të Ligjit për Kriminalitetin dhe Policinë, të njoftuara këtë javë nga Ministria e Transportit. Megjithëse dënimi i përjetshëm do të zbatohet vetëm në rastet më të rënda, ndryshimet synojnë të ashpërsojnë ndjeshëm përgjegjësinë ligjore për çiklistët. Aktualisht, vozitja e rrezikshme ose e pamenduar me biçikletë dënohet me një maksimum prej deri në dy vjet burg. Sipas amendamenteve të paraqitura të enjten në Parlament, çiklistët që shkaktojnë...
Burimi: Syri.net