Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Çfarë u pa sot në Kuvend/ Rama kthehet nga NATO i buzëqeshur, Manja dhe Dhima “shkrihen” së qeshuri, Braçe shkëlqen me look (Fotot)
Seanca e së enjtes në Kuvendin e Shqipërisë, ishte një seancë ku dominoi e qeshura, veçanërisht e dy deputetëve socialistë Ulsi Manja e Antoneta Dhima, që “u kapën mat” nga fotografët e kuvendit teksa gajaseshin mes tyre. Kuvendi nisi me atmosferë të qetë, ndërsa Kryeministri Edi Rama u shfaq i relaksuar, i sapo kthyer nga samiti i NATO-s. Ministrja Anila Denaj u fotografua teksa bisedon me ministren Kumbaro. Erion Braçe nuk zhgënjeu as këtë herë me stilin e tij “cool”, i veshur dhe me syze dielli në sallë.