Çfarë pritet nga samiti i tetorit i BE-së

Çfarë pritet nga samiti i tetorit i BE-së

Ndërsa liderët e Bashkimit Evropian mblidhen në Bruksel më 15-16 tetor, vëmendja kryesore e mediave ka të ngjarë të përqendrohet te beteja e ashpër për buxhetin e BE-së, pasi 27 kryeministrat dhe presidentët do të bëjnë përpjekjen e parë serioze për të arritur një konsensus mbi buxhetin afatgjatë të BE-së për periudhën 2028-2034. Ata nuk do t’ia dalin, pasi tashmë janë planifikuar samite për në nëntor dhe dhjetor, ku mund të arrihet marrëveshja përfundimtare. Megjithatë, nuk ka asnjë garanci se një marrëveshje do të arrihet as atëherë, pasi projektpropozimi prej 1.6 trilion eurosh (1.78 trilion dollarë) ka nxitur përçarje mes vendeve veriore të njohura si “kursimtare”, të cilat kërkojnë shkurtime më të mëdha, dhe pjesës tjetër, që kërkon rritjen e buxhetit ose, të paktën, ruajtjen...