Çfarë parashikon nisma e PDK-së për ndryshime në ligjin për Specialen?
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka bërë të ditur të hënën se grupi parlamentar i kësaj partie ka proceduar në Kuvendin e Kosovës projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e ligjit për Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë. Aleanca ka deklaruar se e mbështet nismën, ndërkaq nga Lëvizja Vetëvendosje tha se do ta shqyrtojë atë nga aspekti juridik. Ndërkaq, Lidhja Demokratike e Kosovës ende nuk ka një qëndrim zyrtar. Hamza, gjatë një konference për media në objektin e Kuvendit tha se nisma vjen pas protestave të ditëve të fundit kundër aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Në dokumentin e ndryshimeve të propozuara, të cilën e ka parë Radio Evropa e Lirë, kërkohet ndër të tjera, që dënimet më të...
Burimi:
javanews.al