Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Çfarë pa kryeshërbëtorja”/ Komedia me regji të Kiço Londos vihet në skenën e Teatrit Kombëtar
Një punonjës hoteli i përfshirë në intrigat skizofrenike të një psikiatri, me një sekretare të zhveshur e të fshehur pas perdes, një profesor me fantazi surreale që prish rrjedhën e ngjarjeve, teksa një polic ndërhyn papritur. Komeida e Joe Orton “Çfarë pa kryeshërbëtorja”, produksion i Teatrit Skampa vjen në skenën e Teatrit Kombëtar, në interpretimin e aktorëve Helidon Fino, Egla Ceno, Linda Jarani, Ëngjëll Hoxha, Mario Elezi dhe Livion Aliaj. “Është një komedi vërtet therëse, prek mjaft problematika të karakterit të individit brenda familjes, duke i shpërfaqur për të reflektuar se çfarë duhet të rregullojmë apo të ndryshojmë, çfarë të...