Çfarë ndryshon? Nga bonusi i bebes te kufizimi i rrjeteve sociale, Rama njofton masa të reja
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar ndryshime në buxhet dhe politikat sociale, duke prezantuar masa të reja mbështetjeje për familjet në nevojë, studentët dhe fëmijët. Gjatë tryezës së Këshillit Kombëtar për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve, kreu i qeverisë bëri të ditur se bonusi i bebes do të transformohet në një skemë mbështetjeje mujore për fëmijët. Gjithashtu, kreu i qeverisë njoftoi se ndihma financiare për studentët nga familjet në nevojë do të rritet më shumë se dyfish. “Ne sot kemi në subvencionim nënat e papuna që rrisnin fëmijë të mitur. Në buxhetin e ri kemi vendosur që bonusin e bebes ta transformojmë në skemë mbështetjeje për fëmijët çdo muaj, që të ndikojmë në të ardhurat e familjeve. Po nuk mjafton. Kemi vendosur të rrisim në mënyrë...
Burimi:
zeri.ai