Ceuta kthehet në skenë horrori, u denoncuan 23 sulme seksuale, 9 prej tyre ndaj fëmijëve!

Ceuta kthehet në skenë horrori, u denoncuan 23 sulme seksuale, 9 prej tyre ndaj fëmijëve!

Prokurorët spanjollë kanë regjistruar 23 sulme seksuale në Ceuta që nga fluksi masiv i emigrantëve në fund të korrikut, ndërsa nëntë prej viktimave janë fëmijë. Kryeprokurorja e Ceutës, Silvia Rojas, tha se numri i rasteve nënkupton pothuajse një sulm seksual në ditë që prej nisjes së krizës. Ajo theksoi se vajzat migrante janë veçanërisht të cenueshme për shkak të statusit të tyre të parregullt në territor. Sipas Rojas, shumë prej viktimave nuk kanë bërë kallëzim, kryesisht për shkak të frikës dhe pasigurisë që lidhet me situatën e tyre në Ceuta. Më 30 dhe 31 korrik, rreth 72 mijë emigrantë kaluan nga Maroku drejt Ceutës. Megjithëse shumica janë kthyer, rreth 5 mijë persona ndodhen ende në territorin spanjoll. Mes tyre, sipas prokurores, janë rreth 1,400 deri...