Bota

31658 rezultate u gjendën

  1. Trump bëhet viral në funeralin e Lindsey Graham, momenti i veçantë me J.D. Vance sjell të qeshura në ceremoni

    Trump bëhet viral në funeralin e Lindsey Graham, momenti i veçantë me J.D. Vance sjell të qeshura në ceremoni

    Një episod i papritur gjatë funeralit të senatorit republikan amerikan Lindsey Graham ka tërhequr vëmendjen e rrjeteve sociale, ku Donald Trump u shfaq në një moment miqësor dhe spontan me zëvendëspresidentin e SHBA-së, J.D. Vance. Gjatë ceremonisë mortore në Katedralen Kombëtare të Uashingtonit, kamerat kanë kapur presidentin amerikan teksa përkulej drejt Vance dhe i pëshpëriste […]

  2. Kërkesa për shkarkimin e tij, Abdixhiku thërret kuvend të jashtëzakonshëm të LDK-së

    Kërkesa për shkarkimin e tij, Abdixhiku thërret kuvend të jashtëzakonshëm të LDK-së

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, e ka thirrur një kuvend të jashtëzakonshëm të partisë për 30 korrik, ku pritet të trajtohet nisma e qindra delegatëve të partisë për shkarkimin e tij, pas pakënaqësive me rezultatin e partisë në zgjedhjet e fundit parlamentare. Abdixhiku, i cili e caktoi kuvendin për të enjten […]

  3. Dyshime për varrezë masive me trupa shqiptarësh në Zubin Potok, nisin gërmimet

    Dyshime për varrezë masive me trupa shqiptarësh në Zubin Potok, nisin gërmimet

    Pak orë pas arrestimit të dy serbëve, njësitë speciale të Policisë së Kosovës dhe ekipe të Insitutit të Mjekësisë Ligjore kanë zbarkuar në komunën e Zubin Potokut, në veri të Kosovës. Në fshatin Kalludër e Vogël janë kryer gërmime për shkak të dyshimeve se aty janë mbetjet mortore të mbi 20 civilëve shqiptarë, që ishin […]

  4. Ukraina merr dritën jeshile, Trump dakordohet ti japë Kievit licencat për prodhimin e raketave Patriot pas takimit me Zelenskyn – Euronews Albania

    Ukraina merr dritën jeshile, Trump dakordohet ti japë Kievit licencat për prodhimin e raketave Patriot pas takimit me Zelenskyn – Euronews Albania

    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha të martën se Presidenti i SHBA-së Donald Trump ra dakord t’i japë Ukrainës licenca për të prodhuar sistemet raketore Patriot. Duke folur në një intervistë për Fox News, Zelenskyy tha se të dy udhëheqësit mbështetën në diskutimet që filluan gjatë një samiti të NATO-s në fillim të këtij muaji në […]

  5. Tërmeti në Japoni/ Shkon në 13 numri i viktimave, vijojnë kërkimet për të zhdukurit

    Tërmeti në Japoni/ Shkon në 13 numri i viktimave, vijojnë kërkimet për të zhdukurit

    Numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm me magnitudë 7.1 ballë që goditi Japoninë jugperëndimore të martën në mëngjes është rritur në 13, njoftoi të mërkurën kryeministrja Sanae Takaichi. “Janë konfirmuar dëme të mëdha, përfshirë viktima, ndërtesa të shembura, zjarre dhe dëmtime të infrastrukturës rrugore”, deklaroi Takaichi. Autoritetet japoneze vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit, ndërsa shqetësimi […]

  6. Përballja me SHBA-në dhe Izraelin, Irani pritet të marrë 400 raketa të mbrojtjes ajrore nga Kina

    Përballja me SHBA-në dhe Izraelin, Irani pritet të marrë 400 raketa të mbrojtjes ajrore nga Kina

    Irani pritet të marrë brenda disa javësh dërgesën e parë prej deri në 400 raketash mbrojtëse ajrore me ndezje supi të prodhuara në Kinë, thanë për Reuters tre burime iraniane të njohura me marrëveshjen, ndërsa po rindërton mbrojtjen e tij në mes të luftës me Shtetet e Bashkuara . Blerja, me vlerë 60-70 milionë dollarë, […]

  7. Tmerr në Britani/ Nëna dhe partneri i saj abuzojnë s*ksualisht me 2-vjeçaren, gjendet e pajetë me 21 fraktura

    Tmerr në Britani/ Nëna dhe partneri i saj abuzojnë s*ksualisht me 2-vjeçaren, gjendet e pajetë me 21 fraktura

    Një gjykatë në Britani shpalli fajtore 26-vjeçaren Aleksandra Walker dhe partnerin e saj 22-vjeçar, Harrison Simpson, për vrasjen e vajzës dyvjeçare Izabel. Sipas vendimit, Simpson u dënua edhe për sulm seksual ndaj të miturës, ndërsa Walker u shpall e pafajshme vetëm për këtë akuzë. Ngjarja tronditëse u zbulua më 13 shtator 2025, kur ekipet e […]

  8. Përshkallëzohen tensionet në Lindjen e Mesme, SHBA dhe Arabia Saudite godasin milicitë e mbështetura nga Irani në Irak

    Përshkallëzohen tensionet në Lindjen e Mesme, SHBA dhe Arabia Saudite godasin milicitë e mbështetura nga Irani në Irak

    SHBA-ja dhe Arabia Saudite kanë kryer së bashku sulme ajrore në Irak kundër një grupi militant të lidhur me Iranin. Ky veprim mund të rrisë tensionet mes SHBA-së dhe Iranit në rajon, shkruan BBC. Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) njoftoi se sulmet kishin në shënjestër “terroristë të lidhur me Iranin”, të cilët, sipas saj, drejtohen […]

  9. Trump bëhet viral gjatë funeralit të senatorit amerikan, momenti kur i ofron karamele të pranishmëve

    Trump bëhet viral gjatë funeralit të senatorit amerikan, momenti kur i ofron karamele të pranishmëve

    Një moment i pazakontë gjatë funeralit të senatorit republikan amerikan Lindsey Graham është bërë viral në rrjetet sociale. Kamerat filmuan presidentin e SHBA-së, Donald Trump, duke i pëshpëritur diçka zëvendëspresidentit JD Vance, ndërsa ceremonia po zhvillohej në Katedralen Kombëtare në Uashington. Sipas Nicola Hickling, një eksperte për leximin e buzëve, Trump i tha Vance: “I […]

  10. Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, një i plagosur, autorë të dyshuar, dy vëllezër

    Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, një i plagosur, autorë të dyshuar, dy vëllezër

    Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në Prishtinë. Si pasojë një person ka mbetur i plagosur. Sipas policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 në rrugën “Xheladin Hana”. Autorë të plagosjes dyshohet se janë dy vëllezër. I plagosuri ndodhet në spital dhe po merr trajtim mjekësor, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet.