Zyrtare! Bekim Sejdiu kandidati për president, pas marrëveshjes VV-LDK

Zyrtare! Bekim Sejdiu kandidati për president, pas marrëveshjes VV-LDK

Bekim Sejdiu ka konfirmuar pranimin e kandidaturës për president të Kosovës, pasi Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë arritur pajtueshmëri për emrin e tij. Sejdiu e ka cilësuar si nder besimin e dhënë nga përfaqësuesit e dy partive, ndërsa ka theksuar se kandidatura e tij është si kandidat jo-partiak. “Dy partitë kanë arritur pajtueshmëri për emrin tim. Kjo më bën të nderuar besimi që më kanë dhënë përfaqësuesit e dy partive”, është shprehur Sejdiu. Ai ka deklaruar se, megjithëse angazhimi i tij fillestar ka qenë i orientuar kryesisht drejt fushës akademike, ka vendosur ta pranojë propozimin duke marrë parasysh përgjegjësinë që mbart posti i presidentit dhe situatën aktuale politike në Kosovë. “E kam pranuar këtë propozim ndonëse ambicia ime ka qenë më shumë...