Kandidati për President i Kosovës, Bekim Sejdiu: Do t’i shërbej me përkushtim shtetit dhe qytetarëve
Bekim Sejdiu ka konfirmuar se ka pranuar propozimin për të kandiduar për president të Kosovës, pasi Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë arritur pajtueshmëri për emrin e tij. Sejdiu e ka cilësuar si nder besimin e dhënë nga përfaqësuesit e dy partive, duke theksuar se kandidatura e tij është si kandidat jo-partiak. “Dy partitë kanë arritur pajtueshmëri për emrin tim. Kjo më bën të nderuar besimi që më kanë dhënë përfaqësuesit e dy partive”, ka deklaruar Sejdiu. Ai ka thënë se fillimisht ambicia e tij ka qenë e orientuar më shumë drejt fushës akademike, por ka vendosur ta pranojë propozimin duke marrë parasysh përgjegjësinë që bart posti i presidentit dhe situatën aktuale politike në Kosovë. “E kam pranuar këtë propozim ndonëse ambicia ime...
Burimi:
kohajone.com