Kush është Bekim Sejdiu, kandidati për president me karrierë në drejtësi dhe diplomaci
Bekim Sejdiu pritet të jetë kandidati për president i dalë nga marrëveshja mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke u shfaqur si figura mbi të cilën dy subjektet politike kanë gjetur dakordësinë pas javësh diskutimesh. Por përtej zhvillimeve të fundit politike, Sejdiu ka pas vetes një karrierë të shtrirë në drejtësi, diplomaci dhe akademi. I lindur në vitin 1974, ai ka qenë pjesë e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për gjashtë vite. Sejdiu u emërua gjyqtar në prill të vitit 2015 dhe qëndroi në këtë detyrë deri në vitin 2021, kur dha dorëheqje. Gjatë punës në Gjykatën Kushtetuese, ai ka pasur rol në disa çështje me rëndësi për zhvillimet politike dhe institucionale në vend. Në mesin e tyre ishte edhe rasti që lidhej me...
Burimi:
javanews.al