“I vetëdijshëm për barrën”- Kriza në Kosovë, Kurti-Abdixhiku gjejnë kandidatin për President! Bekim Sejdiu: Do i shërbej vendit me devotshmëri!

“I vetëdijshëm për barrën”- Kriza në Kosovë, Kurti-Abdixhiku gjejnë kandidatin për President! Bekim Sejdiu: Do i shërbej vendit me devotshmëri!

Bekim Sejdiu ka konfirmuar gatishmërinë për të marrë përsipër kandidaturën për president të Kosovës, pas përmendjes së emrit të tij si një prej figurave të propozuara për këtë post. Sejdiu është shprehur se e kupton peshën dhe përgjegjësinë që mbart posti i kreut të shtetit, veçanërisht në situatën aktuale politike në Kosovë. “Duke qenë plotësisht i vetëdijshëm edhe me barrën dhe përgjegjësinë që sjell posti i presidentit, por edhe me kontekstin aktual politik të Republikës së Kosovës, jam vënë në shërbim të Kosovës, të qytetarëve dhe të shtetit tonë që të shërbej me devotshmëri, siç kam bërë gjithmonë kudo dhe kurdo që më është dhënë rasti në kapacitetet e mia”, deklaroi Sejdiu. Ai u propozua pas marrëveshjes së arritur mes Albin Kurtit dhe Lumir Abdixhikut.