Ulen çmimet e ushqimeve në Greqi, qeveria bën marrëveshje me furnitorët dhe marketet për të lehtësuar qytetarët
Një paketë lehtësuese për konsumatorët grekë hyn në fuqi nga kjo e hënë, me ulje çmimesh për më shumë se 1600 produkteve bazë, përmes një marrëveshjeje mes qeverisë, furnitorëve dhe supermarketeve. Nisma kombëtare synon të frenojë kostot e shportës dhe të lehtësojë presionin mbi familjet, në një kohë kur shtrenjtimi i produkteve ushqimore mbetet një nga shqetësimet kryesore për qytetarët grekë. Sipas mediave greke, ulja mesatare e çmimeve është rreth 7 për qind, ndërsa për disa produkte, zbritja shkon deri në 30 për qind. Lista përfshin ushqimet bazë, deri te detergjentët, produktet e higjienës personale, dhe artikujt shkollorë. Masat janë parashikuar të zgjasin nga dy deri në katër muaj. Qeveria greke e paraqet këtë plan si një përpjekje për të frenuar shtrenjtimin dhe për t’u...
Burimi:
vizionplus.tv