Bota

30795 rezultate u gjendën

  1. BE-ja operacion në Mesdhe, ndalon një tanker të dyshuar si pjesë e “flotës në hije” të Rusisë! Kaja Kallas e konfirmon: Me flamur të rremë

    BE-ja operacion në Mesdhe, ndalon një tanker të dyshuar si pjesë e “flotës në hije” të Rusisë! Kaja Kallas e konfirmon: Me flamur të rremë

    Forcat detare të Bashkimit Evropian kanë hipur në bordin e tanker-it MV SUN në Mesdhe, pasi anija dyshohet se është pjesë e të ashtuquajturës “flotë në hije” të Rusisë. Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, bëri të ditur se operacioni u krye më 30 gusht nga forcat e misionit EUNAVFOR MED Irini. […]

  2. Vrau italianen e plagosi 4 të tjerë gjatë festivalit “Techno” në Zvicër, arrestohet 43-vjeçari! Mister motivet, dëshmitarët: Kujtuam se ishin fishekzjarre!

    Vrau italianen e plagosi 4 të tjerë gjatë festivalit “Techno” në Zvicër, arrestohet 43-vjeçari! Mister motivet, dëshmitarët: Kujtuam se ishin fishekzjarre!

    Një 43-vjeçar zviceran është arrestuar pas të shtënave me armë zjarri në një festë techno në qytetin Aarau të Zvicrës, ku një 22-vjeçare italiane humbi jetën dhe pesë persona të tjerë mbetën të plagosur. Ngjarja e rëndë ndodhi të dielën në pistën e garave të kuajve në Schachen, ku ishte organizuar një rave techno me […]

  3. SHBA rrit prodhimin e raketave, Pentagoni nënshkruan marrëveshje 7-vjeçare me kompanitë e mëdha të mbrojtjes!

    SHBA rrit prodhimin e raketave, Pentagoni nënshkruan marrëveshje 7-vjeçare me kompanitë e mëdha të mbrojtjes!

    Pentagoni ka njoftuar nënshkrimin e marrëveshjeve shtatëvjeçare me General Dynamics Ordnance and Tactical Systems (GD-OTS) dhe Lockheed Martin, me synimin për të rritur ndjeshëm prodhimin e raketave dhe për të përshpejtuar furnizimet për sistemet amerikane të mbrojtjes ajrore. Marrëveshjet shumëvjeçare synojnë rritjen e prodhimit dhe shkurtimin e afateve të dorëzimit për komponentët kritikë të interceptorëve […]

  4. Pas votimit të Islandës kundër hapjes së negociatave me BE, Wadephul kërkon që BE-ja të bëhet më tërheqëse

    Pas votimit të Islandës kundër hapjes së negociatave me BE, Wadephul kërkon që BE-ja të bëhet më tërheqëse

    Ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul (CDU) ka shprehur keqardhjen për vendimin e qytetarëve të Islandës kundër rifillimit të bisedimeve për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian. “Ky do të kishte qenë një shans i madh për t’u bërë më të fortë së bashku”, tha ai para nisjes së tij për në Tunizi. “Për Bashkimin […]

  5. “Do t’i godasim fort”, Trump paralajmëron Iranin pas sulmit ndaj forcave amerikane

    “Do t’i godasim fort”, Trump paralajmëron Iranin pas sulmit ndaj forcave amerikane

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paralajmëruar një kundërpërgjigje të fortë amerikane ndaj Iranit, pas sulmeve iraniane ndaj forcave amerikane në Lindjen e Mesme. Deklaratat e tij vijnë në një moment të tensionuar, pasi SHBA-ja dhe Irani kanë rifilluar shkëmbimin e drejtpërdrejtë të goditjeve ushtarake pas disa javësh relativisht të qeta. Në një […]

  6. REL për Bekim Sejdiun: Profesori, diplomati dhe ish-gjyqtari kandidat për President

    REL për Bekim Sejdiun: Profesori, diplomati dhe ish-gjyqtari kandidat për President

    Bekim Sejdiu do të jetë kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për postin e presidentit të Kosovës. Lajmin e dhanë dy partitë, në pasditen e 31 gushtit. Bekim Sejdiu është profesor universitar, jurist dhe diplomat kosovar, me përvojë në drejtësi kushtetuese, marrëdhënie ndërkombëtare dhe diplomaci. Që nga viti 2002, është profesor në […]

  7. Pekini në alarm nga përmbytjet/ Rrëshqitjet bllokojnë dy lumenj, liqeni i ri kërcënon Kinën dhe Nepalin

    Pekini në alarm nga përmbytjet/ Rrëshqitjet bllokojnë dy lumenj, liqeni i ri kërcënon Kinën dhe Nepalin

    Kina jep alarmin se ka rrezik të lartë për një tjetër përmbytje pranë kufirit me Nepalin, pasi rrëshqitjet e dheut kanë krijuar një liqen të ri natyror. Mbetjet e shembjeve kanë bllokuar rrjedhën e dy lumenjve, Chhochen Khola dhe Purepu Tsangpo, duke bërë që uji të grumbullohet pas barrierës së krijuar nga dheu dhe shkëmbinjtë. […]

  8. Italia dhe Spanja zgjasin pezullimin e Marrëveshjes së Shengenit për 15 ditë

    Italia dhe Spanja zgjasin pezullimin e Marrëveshjes së Shengenit për 15 ditë

    Italia ka zgjatur me 15 ditë pezullimin e zbatimit të Marrëveshjes së Shengenit me Spanjën. Në përgjigje të këtij vendimi, edhe Ministria e Brendshme spanjolle ka njoftuar zgjatjen e kontrolleve kufitare për pasagjerët që mbërrijnë nga Italia. Roma e kishte vendosur masën më 1 gusht, për një periudhë njëmujore, për shkak të situatës së krijuar […]

  9. Neonazistët alarmojnë përsëri Greqinë, ish-eksponenti i “Agimit të Artë” do rikthehet në politikë pas lirimit nga burgu!

    Neonazistët alarmojnë përsëri Greqinë, ish-eksponenti i “Agimit të Artë” do rikthehet në politikë pas lirimit nga burgu!

    Në Greqi, ish-eksponenti i lartë i Agimit të Artë, Ilias Kasidiaris, është në prag të lirimit nga burgu. Por me lirimin e tij të pritshëm pas 7 vitesh burg, ka paralajmëruar edhe një rikthim sensacional në politikën greke. Aktualisht në lirim me kusht, Kasidiaris nuk e ka ndalur aktivitetin e tij politik edhe pse ish-partia […]

  10. “Po bëhet autonome”- Guvernatori i Bankës së Anglisë paralajmëron: Inteligjenca artificiale mund të trondisë ekonominë globale

    “Po bëhet autonome”- Guvernatori i Bankës së Anglisë paralajmëron: Inteligjenca artificiale mund të trondisë ekonominë globale

    Guvernatori i Bankës së Anglisë, Andrew Bailey, ka paralajmëruar për rreziqet që zhvillimi i shpejtë i inteligjencës artificiale mund të sjellë për ekonominë dhe sistemin financiar global. Në një letër drejtuar ministrave të financave të G20-s dhe guvernatorëve të bankave qendrore, Bailey, i cili drejton Bordin e Stabilitetit Financiar, tha se modelet e reja të […]