Ndahet nga jeta aktori i “Breaking Bad”, që erdhi në Tiranë tri vite më parë
Aktori amerikan RJ Mitte, i njohur për rolin e Walter White Jr. në serialin e famshëm “Breaking Bad”, ka ndërruar jetë në moshën 34-vjeçare. Lajmi u konfirmua nga përfaqësuesi i tij, i cili shprehu trishtimin për humbjen e aktorit, filantropit dhe aktivistit për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara. Sipas autoriteteve, Mitte ndërroi jetë në Brownsville të Teksasit. Departamenti i Policisë së qytetit bëri të ditur se shkaku dhe mënyra e vdekjes nuk janë përcaktuar ende, ndërsa hetimet vijojnë. Policia theksoi se nuk dyshohet për ndonjë akt kriminal. Mitte u bë i njohur ndërkombëtarisht për interpretimin e Walter White Jr., djalit të personazhit kryesor të luajtur nga Bryan Cranston, në serialin fitues të çmimeve Emmy, ku luajti edhe Aaron Paul. Aktori, i cili...
Burimi:
javanews.al