Reagimi i ashpër e Iranit: Britania të mos bëjë akuza pa prova për incidentin në bazën ajrore

Reagimi i ashpër e Iranit: Britania të mos bëjë akuza pa prova për incidentin në bazën ajrore

Irani ka hedhur poshtë sërish të hënën akuzat e Britanisë së Madhe për përfshirjen e Teheranit në incidentin e ndodhur muajin e kaluar në bazën ajrore britanike RAF Fairford, e cila përdoret nga Forcat Ajrore të Shteteve të Bashkuara. Në të njëjtën kohë, autoritetet iraniane kanë rikonfirmuar gatishmërinë për të bashkëpunuar në hetimin e rastit, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve IRNA. Gjatë një takimi me ministrin e Jashtëm britanik, Stephen Doughty, ambasadori iranian në Londër, Seyed Ali Mousavi, i hodhi poshtë kategorikisht pretendimet për përfshirjen e Teheranit në incidentin e ndodhur në bazën e Forcave Ajrore Mbretërore (RAF) në Fairford, sipas raportimit të IRNA-s. Mousavi i kërkoi palës britanike të mos nxjerrë përfundime dhe të mos mbajë qëndrime pa paraqitur prova konkrete. Ai gjithashtu theksoi...