TRUMP THYHEN FRONTIN E LUFTES, PUTIN FUTET NE LOJE, EUROPA MES DY ZJARREVE
Presidenti amerikan Donald Trump ka ndërmarrë një lëvizje që ngre pikëpyetje mbi qëndrueshmërinë e frontit perëndimor kundër Rusisë, duke lehtësuar përkohësisht disa kufizime ndaj furnizimeve me diesel rus. Marrëveshja e njoftuar me presidentin Vladimir Putin synon të shtojë ofertën në tregjet ndërkombëtare dhe të zbusë presionin mbi çmimet e karburanteve, por njëkohësisht mund t’i krijojë Moskës mundësi të reja ekonomike dhe politike. Sipas një analize të publikuar nga gazeta italiane Corriere della Sera, kjo lëvizje shoqërohet me tri kontradikta kryesore: Rusia mund të përfitojë nga lehtësimi i sanksioneve, kapacitetet e saj të prodhimit të dieselit janë nën presion, ndërsa furnizimet shtesë nuk garantojnë domosdoshmërisht uljen e çmimeve. Në qendër të çështjes është gazoili, një nga karburantet më të rëndësishme për transportin e mallrave, bujqësinë dhe...
Burimi:
ntv.al