Portugali/ Tre punëtorë gjenden të vdekur brenda një rezervuari uji
Tre punëtorë ndërtimi kanë humbur jetën në një aksident tragjik në jug të Portugalisë, pasi u gjetën pa ndjenja brenda një rezervuari uji në një banesë private pranë qytetit të Loule. Ngjarja ndodhi teksa tre burrat po kryenin punime hidroizolimi brenda rezervuarit. Pavarësisht ndërhyrjes së ekipeve të shpëtimit dhe përpjekjeve për t’i rikthyer në jetë, asnjëri prej tyre nuk arriti të mbijetonte. Sipas raportimeve të mediave të huaja, viktimat dyshohet se ishin shtetas rumunë, por identiteti dhe kombësia e tyre nuk janë konfirmuar zyrtarisht. Sakaq, shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta. Autoritetet kanë nisur verifikimet për të zbardhur rrethanat në të cilat ndodhi tragjedia, ndërsa inspektorët e punës pritet të kryejnë kontrolle në vendngjarje për të përcaktuar nëse janë respektuar rregullat e sigurisë...
Burimi:
syri.net