Arrestohet në New York aktorja Selma Blair, dyshohet se kafshoi stjuardesat dhe tentoi të hapte derën e avionit
Aktorja amerikane Selma Blair është arrestuar dhe dërguar në spital të dielën, më 11 tetor, pas një incidenti në bordin e një avioni të kompanisë Delta Airlines, që fluturonte nga Los Angeles drejt Nju Jorkut. Sipas mediave amerikane, ajo dyshohet se sulmoi dy stjuardesa, duke i kafshuar, si dhe tentoi të hapte derën e avionit. Autoritetet e aeroportit ndërhynë pas një njoftimi për një pasagjere që kishte ushtruar dhunë fizike gjatë fluturimit. Dy anëtare të ekuipazhit mbetën të plagosura, ndërsa njëra prej tyre u dërgua në spital. Sipas raportimeve të mediave amerikane, incidentet vijuan edhe pasi aktorja u nxor nga avioni. Gjatë transportimit me ambulancë drejt spitalit, Blair dyshohet se goditi disa herë me shqelm në kokë një oficer policie të Autoritetit Portual. Më pas,...
Burimi:
ntv.al