Hamasi pajtohet me propozimin e armëpushimit në Gazë nga ndërmjetësimet e Egjiptit dhe Katarit
Grupi militant Hamas tha dje në mbrëmje se kishte pranuar propozimin e ri për armëpushim në Gazë nga ndërmjetësit e Egjiptit dhe Katarit, ndërsa shtoi se Izraeli kishte bërë një kundërpropozim në “koordinim të plotë” me ndërmjetësuesin e tretë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipas “Reuters”. Egjipti, në fillim të javës bëri një propozim për […]
Protestat në Turqi godasin rëndë ekonominë
Protesta në Stamboll STAMBOLL- Lajmi për arrestimin e rivalit të Erdoganit, Ekrem Imamoglu, shkaktoi humbje të mëdha në tregjet turke të kapitalit. Besimi i shumë investitorëve në vend me sa duket u trondit. Kjo çoi në javën më të dobët në tregun e aksioneve që nga kriza globale financiare e vitit 2008: indeksi i aksioneve […]
REL: Kur Evropa zhvendos vëmendjen, çka ndodh me Kosovën?
Foto ilustruese PRISHTINË- Javët e fundit, ideja për një mision evropian në Ukrainë ka marrë vrull. Nëse realizohet, mund t’i ripërcaktojë prioritetet e sigurisë në Evropë. Por, si do ta ndikonte praninë e NATO-s në Kosovë? Më pak vëmendje, më shumë rrezik, parashohin disa analistë. Ndërsa Evropa shqyrton dërgimin e trupave në Ukrainë, në lojë […]
Mbi 1700 viktima nga tërmeti, mijëra të tjerë janë plagosur, vijojnë kërkimet nën rrënoja
Bilanci i tërmetit shkatërrues të Mianmarit vijoi të rritet edhe këtë të diel teksa ekipet e kërkim shpëtimit nxitojnë të nxjerrin më shumë trupa nga rrënojat. 1700 janë konfirmuar të vdekur deri tani, 3400 të tjerë po marin trajtim në spitalet e mbingarkuar dhe të troditur nga lëkundjet, ndërsa qindra të tjerë ende rezultojnë të […]
1600 viktima nga tërmeti Mianmar, OKB paralajmëron për mungesë pajisjesh mjekësore, kërkimet vazhdojnë
OKB-ja ka paralajmëruar se mungesa e madhe e furnizimeve mjekësore po pengon reagimin ndaj një tërmeti vdekjeprurës që goditi Mianmarin të premten, ndërsa kërkimi për të mbijetuarit po vazhdon. Më shumë se 1,600 njerëz kanë vdekur si pasojë e tërmetit me magnitudë 7.7 që ka prekur edhe vendet fqinje, përfshirë Tajlandën. Në Bangkok, një trup […]
Pushohen nga puna të gjithë punonjësit e Institutit për Paqe në SHBA
Punonjësit në Institutin Amerikan të Paqes filluan të marrin letra nga puna që hyjnë në fuqi menjëherë të premten mbrëma, thanë pesë persona për Politico. Ndërsa shtrirja e plotë e pushimeve nga puna nuk ishte menjëherë e qartë, George Foote, këshilltari i jashtëm për një kohë të gjatë i Usip, tha se pothuajse të gjithë […]
BE refuzon marrëveshjen SHBA-Rusi për Detin e Zi, Von der Leyen: Nuk do të heqim sanksionet ndaj Moskës!
Von der Leyen’s defense plan has faced pushback from certain EU member states. John Thys/AFP/Getty Images BE-ja nuk do të heqë sanksionet e saj kundër Rusisë për sa kohë të vazhdojë konflikti në Ukrainë, tha presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen. Gjatë bisedimeve në Arabinë Saudite të hënën, Rusia dhe SHBA ranë dakord […]
Palestinezët në Gazë e shënojnë Bajramin me mungesë ushqimi dhe me një luftë të pambarim
Myslimanët palestinezë marrin pjesë në namazin e Fitër Bajramit në Xhabalia, në veri të Rripit të Gazës, 30 mars. Palestinezët në Rripin e Gazës nuk kishin shumë për të festuar të dielën, kur nisi shënimi i festës treditore të Fitër Bajramit, pasi furnizimet me ushqim janë duke iu pakësuar me shpejtësi, ndërsa luftës mes Izraelit […]
Presidenti finlandez Stubb takohet me Trump në Florida, diskutojnë forcimin e partneritetit dypalësh
Presidenti finlandez, Alexander Stubb bëri dje një udhëtim të papritur për t’u takuar me presidentin e SHBA-së, Donald Trump në pronën e tij në Florida, ku të dy udhëheqësit diskutuan forcimin e partneritetit dypalësh mes vendeve të tyre, sipas “Reuters”. “Presidenti Stubb dhe unë presim me padurim të forcojmë partneritetin midis Shteteve të Bashkuara të […]
Tarifat e Trump, gazi rus dhe Bundestagu i ri në fokus
FOTO ILUSTRUESE BERLIN- Kjo javë në Gjermani e mbizotëroi debatin tarifat e parlajamëruara nga SHBA, tensioni politik nga Rusia dhe rifillimi i lojës politike në Berlin. Presidenti amerikan Donald Trump e nis prillin me tarifa të reja doganore prej 25% për importet e makinave. Dhe Gjermania preket më së shumti, sepse një e katërta e […]