Burrat dominojnë depozitat bankare, hendeku gjinor mbetet mbi 343 mijë depozitues
Ndonëse numri i shqiptarëve që mbajnë para në banka është rritur vitet e fundit, hendeku gjinor në depozitat bankare mbetet i lartë. Sipas të dhënave të INSTAT e Bankës së Shqipërisë për vitin 2024, nga 2.716 milionë depozitues në sektorin familjar, rreth 1.530 milionë janë burra (56.3%) dhe vetëm 1.186 milionë janë gra (43.7%). Kjo përbën një diferencë prej 343,434 depozituesish në favor të burrave. Me fjalë të tjera, për çdo 100 gra që kanë një depozitë bankare, numërohen afërsisht 129 burra. Krahasuar me vitin 2020, numri i grave depozituese është rritur me 8.6% (rreth 93,800 më shumë), ndërsa i burrave me 7.7% (rreth 109,900 më shumë). Megjithëse rritja në përqindje e grave ka qenë pak më e lartë, hendeku absolut është thelluar nga 327...
Burimi:
javanews.al