BRUKSELI NDRYSHON QASJE PER KOSOVEN/ MESAZHI I MARTA KOS: NUK KA STATUS TE NDERMJETEM

BRUKSELI NDRYSHON QASJE PER KOSOVEN/ MESAZHI I MARTA KOS: NUK KA STATUS TE NDERMJETEM

Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka përjashtuar mundësinë që Kosova dhe vende të tjera të Ballkanit Perëndimor të marrin një status të ndërmjetëm në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Gjatë një konference për shtyp, pas prezantimit të strategjisë së re të BE-së për zgjerimin, Kos u pyet nëse një model i ngjashëm me statusin e asociuar që po diskutohet për Kanadanë mund të aplikohej për Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe potencialisht Bosnjë-Hercegovinën. Përgjigjja e saj ishte e prerë. “Jo, nuk do ta bëja këtë, sepse ka një ndryshim”, deklaroi Kos. Komisionerja argumentoi se vendet e Ballkanit Perëndimor ndodhen në faza të ndryshme të procesit të integrimit evropian, ndërsa theksoi se objektivi përfundimtar duhet të mbetet anëtarësimi i plotë në Bashkimin Evropian. “Është e rëndësishme që...