Bruksel/Spiropali takohet me Raporterin e Parlamentit Europian për Shqipërinë

Bruksel/Spiropali takohet me Raporterin e Parlamentit Europian për Shqipërinë

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ndodhet në Bruksel, në kuadër të Samitit Parlamentar të NATO-s. Ditën e djeshme, Spiropali ka zhvilluar një takim me Raporterin e Parlamentit Europian për Shqipërinë, Andreas Schieder. Kryeparlamentarja e falenderoi Raporterin Schieder për mbështetjen dhe vlerësimet për arritjet e Shqipërisë drejt anëtarësimit në familjen europiane, të shprehura edhe në Raportin e Komitetit për Marrëdhëniet me Jashtë dhe mbledhjen e fundit të Komitetit të Stabilizim-Asociimit. Njëkohësisht, Spiropali nënvizoi kontributin e Kuvendit për përshpejtimin e procesit, garantimin e konsensusit parlamentar, legjitimitetit demokratik dhe tiparit gjithëpërfshirës të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në familjen e saj të natyrshme...
Burimi: Opinion.al