Britania i vjen në ndihmë Arabisë Saudite, dërgon avionë luftarakë për ta mbrojtur nga sulmet e rebelëve Huthi
Britania do të vendosë avionë luftarakë të RAF për misione mbrojtëse, që synojnë mbrojtjen e Arabisë Saudite nga përshkallëzimi i sulmeve të rebelëve Huthi , raportoi Bloomberg të martën, duke cituar zyrtarë britanikë me njohuri për çështjen . Sipas raportit, avionët luftarakë RAF Typhoon do të ndihmojnë në mbrojtjen e qyteteve dhe infrastrukturës së Arabisë Saudite nga sulmet ajrore të organizatës së mbështetur nga Irani. Britania do të ofrojë gjithashtu një avion transporti Atlas A400M dhe këshilltarë ushtarakë, sipas të njëjtit burim. The post Britania i vjen në ndihmë Arabisë Saudite, dërgon avionë luftarakë për ta mbrojtur nga sulmet e rebelëve Huthi appeared first on Euronews Albania. Burimi: Botë
Burimi:
javanews.al