
Britania e Madhe dërgon 10 milionë paund ndihma pas tërmetit në Mianmar
👁4403
Qeveria e Britanisë së Madhe ka premtuar deri në 10 milionë paund (12,9 milionë dollarë) në ndihmë të Mianmarit, i cili u godit të premten nga një tërmet i fuqishëm 7,7 ballë. “Paketa shërben për të mbështetur reagimin humanitar në zonat më të goditura nga tërmeti, me fokus në furnizimin me ushqim dhe ujë, ilaçe dhe strehim”, tha Ministria e Jashtme. Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7,7 goditi Mianmarin në mesditën e së premtes. “Britania e Madhe po dërgon mbështetje të menjëhershme për popullin e Mianmarit pas tërmetit shkatërrues”, tha Jennifer Chapman, ministre e shtetit për Zhvillimin. “Partnerët lokalë...
Burimi:
Kohajone.com