Brazil/ Bolsonaros i anulohen pasaportat, ka spekullime se ai mund të jetë larguar nga vendi

Brazil/ Bolsonaros i anulohen pasaportat, ka spekullime se ai mund të jetë larguar nga vendi

Policia në Brazil njoftoi se ka anuluar pasaportat e Flávio Bolsonaro, kandidatit të mundur të së djathtës në zgjedhjet presidenciale, pasi ai nuk zbatoi urdhrin për dorëzimin e dokumenteve. Të hënën, Gjykata Supreme urdhëroi Bolsonaro-n që t’ia dorëzonte pasaportat policisë brenda 24 orëve, në kuadër të një hetimi për pastrim të dyshuar parash, akuzë të cilën ai e mohon. Në atë kohë, Bolsonaro deklaroi se nuk kishte ndërmend të largohej nga vendi dhe këmbënguli se do të qëndronte në Brazil për të udhëhequr opozitën kundër rivalit të tij të majtë, presidentit Luiz Inácio Lula da Silva. Megjithatë, afati për dorëzimin e dokumenteve përfundoi pa u dorëzuar pasaportat nga senatori, duke nxitur spekulimet se ai mund të ishte larguar nga vendi. Sipas një burimi policor të...