Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
BPSH reagon pas denoncimeve mashtruese për “Lajthizën” – ‘Sulm i fabrikuar ndaj markave shqiptare’
Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë (BPSH) ka reaguar sot pas publikimeve në disa media online, të cilat kanë shpërndarë “denoncime qytetarësh” lidhur me cilësinë e produktit “Uji Lajthiza”. Sipas këtyre denoncimeve, një qytetar i paidentifikuar, në një resort gjithashtu të paidentifikuar në jug të Shqipërisë, ka pretenduar se uji kishte përmbajtje të lartë kripe. Pretendimi u “konfirmua” nga një kamarier po ashtu i paidentifikuar. BPSH e ka cilësuar këtë një “inskenim të qëllimshëm” për të dëmtuar imazhin e kompanisë, e cila operon prej 25 vitesh në tregun shqiptar. “Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë është shumë i vëmendshëm ndaj respektimit të standardeve të sigurisë ushqimore dhe do të mbajë qëndrim të qartë sa herë që organet kompetente konstatojnë shkelje. Por, me të njëjtën përgjegjësi, kërkojmë që institucionet të...