Bozdo: Rezerva e naftës të financohet nga buxheti i shtetit, të gjitha procedurat të kenë garë dhe transparencë
PD ka depozituar në Kuvend amendimet nëpërmjet të cilit kërkon ndryshimet e projektligjit të qeverisë për krijimin e rezervës së sigurisë së naftës. Deputeti Enno Bozdo shprehet se amendimet e opozitës, kundërshtojnë mënyrën e financimit, procedurat e blerjes së naftës dhe përfshirjen e privatëve në menaxhimin e rezervës. “Rezerva do të krijohet, ajo do të kërkojë nga 300 deri 350 milionë euro dhe barra për këtë do të bjerë përsëri tek shqiptarët! Dhe kjo zgjedhje nuk është detyrim që vjen nga direktiva e BE. Aspak! Kjo është një zgjedhje me vullnet të plotë e qeverisë shqiptare”, tha Bozdo. Demokratët propozojnë që kostoja e krijimit dhe mbajtjes së rezervës të përballohet plotësisht nga buxheti i shtetit, pa vendosur tarifë të re mbi hidrokarburet. Për demokratët projektligji...
Burimi:
javanews.al