Bozdo: Rezerva e karburanteve është detyrim i qeverisë, jo barrë për qytetarët
Enno Bozdo ka denoncuar sot për mediat projektligjin e qeverisë për krijimin e rezervës së sigurisë së karburanteve, duke kundërshtuar mënyrën e financimit dhe procedurat e parashikuara për blerjen e naftës. Ai deklaroi se krijimi i rezervës është detyrim i Shqipërisë ndaj Bashkimit Evropian, por financimi i saj nga qytetarët është zgjedhje e qeverisë. Bozdo akuzoi gjithashtu kryeministrin Rama për deklarata të pavërteta lidhur me ekzistencën e rezervave të naftës në vend. Në përfundim, Bozdo ngriti shqetësimin për mënyrën e menaxhimit të rezervës dhe kostot që, sipas tij, do të përballohen nga qytetarët. DEKLARATA Përshëndetje, Qeveria ka depozituar në Kuvend projektligjin për Rezervën Strategjike të Naftës, projektligj i cili merr një rëndësi të veçantë për shkak të situatës gjeopolitike në botë, nevojës për sigurinë energjetike...
Burimi:
syri.net