Zjarr masiv në Holandë, flakët përfshijnë 1 mijë hektarë tokë, qindra zjarrfikës në betejë

Zjarr masiv në Holandë, flakët përfshijnë 1 mijë hektarë tokë, qindra zjarrfikës në betejë

Një zjarr i madh pyjor ka përfshirë një zonë natyrore në juglindje të Holandës, ku qindra zjarrfikës janë angazhuar për vënien nën kontroll të flakëve. Zjarri shpërtheu pranë fshatit Ostrum, në provincën e Limburgut, duke përfshirë një sipërfaqe prej të paktën 1 mijë hektarësh. Autoritetet kanë mobilizuar forca të shumta në terren për të frenuar përhapjen e zjarrit, ndërsa kushtet e motit dhe terreni i zonës e kanë vështirësuar ndërhyrjen. Deri tani nuk janë raportuar viktima, ndërsa operacionet për shuarjen e flakëve vijojnë.  Sipas raportimeve të mediave të huaja, mëngjesin e sotëm autoritetet provinciale deklaruan se zjarri nuk ishte vënë nën kontroll dhe se ishte djegur një sipërfaqe prej 1.000 hektarësh. Të paktën 300 personel i shërbimeve të emergjencës u mobilizuan gjatë natës për të...