Zënka për medaljen vë në pah marrëdhëniet e ndërlikuara mes Ukrainës dhe Polonisë

Zënka për medaljen vë në pah marrëdhëniet e ndërlikuara mes Ukrainës dhe Polonisë

Një përplasje gjithnjë e më e ashpër për kthimin e një medaljeje që i ishte dhuruar presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka vënë në pah historinë e ndërlikuar mes Polonisë dhe Ukrainës, si dhe mundësinë që Varshava t’i pengojë përpjekjet e Kievit për t'u anëtarësuar në Bashkimin Evropian (BE). Presidenti Karol Nawrocki vendosi javën e kaluar t’ia heqë Zelenskyt medaljen “Urdhri i Shqiponjës së Bardhë”, e cila është nderimi më i lartë shtetëror i Polonisë, pasi udhëheqësi ukrainas emërtoi një njësi ushtarake sipas Ushtrisë Kryengritëse Ukrainase (UPA), formacionit të diskutueshëm të Luftës së Dytë Botërore. Polonia thotë se ky grup mori pjesë në atë që ajo e quan gjenocid ndaj polakëve në tokën që sot është Ukrainë perëndimore, por që gjatë luftës ishte nën...