Zelensky viziton nesër Serbinë, takim me Vuçiç për të forcuar bashkëpunimin mes dy vendve

Zelensky viziton nesër Serbinë, takim me Vuçiç për të forcuar bashkëpunimin mes dy vendve

Vizita e parë zyrtare e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Serbi pritet të zhvillohet nesër, në një moment kur marrëdhëniet mes dy vendeve po marrin një tjetër drejtim. Lajmi është konfirmuar nga Presidenca serbe, e cila nuk ka dhënë ende detaje mbi takimet që do të zhvillohen në Beograd.Takimi me presidentin Aleksandar Vuçiç vjen pas kontakteve të fundit mes dy liderëve, të cilët kanë shprehur gatishmëri për të forcuar dialogun dhe bashkëpunimin dypalësh. Vizita konsiderohet me rëndësi edhe për shkak të pozicionit që Serbia ka mbajtur që nga nisja e luftës në Ukrainë. Beogradi ka dënuar ndërhyrjen ushtarake ruse, por ka zgjedhur të mos i bashkohet sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Moskës, duke ruajtur lidhjet tradicionale me Rusinë.Ky qëndrim u reflektua edhe gjatë samitit Ukrainë–Evropa...