Zelensky largon ‘kasapin’ dhe trazon sërish komandën ushtarake të Ukrainës
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shkarkoi komandantin e përgjithshëm të ushtrisë, gjeneralin Oleksandr Syrskyi, vetëm pak ditë pasi largoi nga detyra edhe ministrin e Mbrojtjes, Mykhaylo Fedorov. Të dy ata kishin mosmarrëveshje të hapura për mënyrën se si duhej të zhvillohej lufta kundër Rusisë. Shkarkimi i Syrskyit, i njoftuar vonë më 21 korrik, ndodhi pas disa ditësh spekulime se ai po përpiqej ta ruante postin në krye të forcave të armatosura të Ukrainës. Ai njihej nga shumë ushtarë me nofkën “kasapi i Bahmutit”. Në vend të tij, Zelensky emëroi gjeneralmajorin Mykhaylo Drapatiy, komandant i forcave tokësore të Ukrainës. “Të gjithë kemi një dëshirë: fitoren ndaj armikut dhe krijimin e kushteve në front, si dhe rritjen e presionit ndaj Rusisë - gjëra që do të na...
Burimi:
syri.net