Zelensky i dërgon letër Putinin, por paqja mbetet e largët/ Kievi kërkon dialog, Moska këmbëngul te “kompromiset e Alaskës”
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka ndërmarrë një nismë të re diplomatike duke i dërguar një letër Vladimir Putinit, ku propozon një takim të drejtpërdrejtë në një vend neutral, si Zvicra, Turqia ose një shtet arab, si dhe një armëpushim të plotë gjatë zhvillimit të negociatave. Në letër, Zelensky propozon gjithashtu një shkëmbim të të burgosurve sipas formulës “të gjithë për të gjithë” dhe kthimin e civilëve dhe fëmijëve ukrainas që sipas Kievit janë transferuar në Rusi. Megjithatë, nisma e presidentit ukrainas shihet jo vetëm si një ftesë për dialog, por edhe si një përpjekje për të rritur presionin diplomatik ndaj Moskës. Mesazhi i tij duket se synon jo vetëm Kremlinin, por edhe shoqërinë ruse, zyrtarët dhe qarqet ekonomike që po përballen me pasojat e zgjatjes...
Burimi:
top-channel.tv