Zbardhet vrasja e britanikes së gjetur në valixhe në Athinë, arrestohet një afgan

Zbardhet vrasja e britanikes së gjetur në valixhe në Athinë, arrestohet një afgan

Policia greke ka zbardhur vrasjen e 38-vjeçares britanike Elizabeth Ross, trupi i së cilës u gjet brenda një valixheje në një godinë të braktisur në zonën e Kypselit, në Athinë. Në lidhje me ngjarjen është arrestuar një 26-vjeçar afgan, ndaj të cilit është ngritur akuzë për vrasje me dashje, grabitje dhe shkelje të ligjit për armët. Sipas hetuesve, i dyshuari ka deklaruar gjatë marrjes në pyetje se kishte gjetur gruan të vdekur dhe, “për të mos u përfshirë”, vendosi trupin e saj në valixhe. Ai dyshohet se më pas ka përdorur kartat bankare të viktimës dhe ka kryer tërheqje parash në vlerën rreth 10 mijë euro. Gjatë kontrollit në banesën e tij, autoritetet gjetën dhe sekuestruan një armë imitim (replikë pistolete) dhe një thikë. Hetimet...