VIDEO/ Stuhi të forta me breshër godasin Austrinë dhe Slloveninë

VIDEO/ Stuhi të forta me breshër godasin Austrinë dhe Slloveninë

Stuhi të forta të shoqëruara me breshër goditën sot disa shtete federale austriake, dhe brezi i stuhisë u zhvendos edhe mbi Slloveni. Një paralajmërim i kuq është lëshuar në Austri, ndërsa Agjencia Sllovene e Mjedisit (Arso) e ka rritur paralajmërimin në portokalli për verilindjen e vendit për shkak të mundësisë së erërave të stuhishme, shiut të rrëmbyeshëm dhe breshrit, shkruajnë Heute dhe 24ur.com. Në Austri, shërbimi i paralajmërimit për stuhi ka lëshuar një nivel të kuq rreziku për Tirolin, Salzburgun, Austrinë e Poshtme, Styria-n dhe Karinthian. Zjarrfikësit patën ndërhyrje të shumta dhe disa ngjarje, siç është festivali në Graz, u desh të ndërpriteshin. Fuqia e stuhisë dëshmohet edhe nga pamjet e publikuara. Die Gewitter haben heute örtlich auch intensiven Hagel gebracht. Hier ein Video aus...