VIDEO/ Momente tmerri në Nepal, punëtori filmon përmbytjen nga afër, çasti kur vala e baltës dhe ujit afrohet

VIDEO/ Momente tmerri në Nepal, punëtori filmon përmbytjen nga afër, çasti kur vala e baltës dhe ujit afrohet

Pamje dramatike janë publikuar nga përmbytjet shkatërruese përgjatë kufirit Nepal-Tibet, ku rrëshqitjet e dheut dhe ujërat e furishme kanë përfshirë zona të tëra, duke detyruar banorë dhe punëtorë të kërkojnë me nxitim shpëtimin. Një punëtor ndërtimi ka filmuar momentin kur një rrëshqitje masive dhe përmbytjet goditën një zonë të distriktit Rasuwa në Nepal. Në video, punëtorët që ndodheshin pranë një ure përpiqen të largohen me shpejtësi, ndërsa balta, uji dhe shkëmbinjtë afrohen me shpejtësi. Punëtori, i identifikuar si Vivek Shrestha, dëgjohet duke thirrur vazhdimisht “O Zot”, ndërsa vrapon drejt një zone më të sigurt, duke vijuar të filmojë skenat e kaosit. Sipas raportimeve, ai ishte pjesë e një grupi punëtorësh të angazhuar në një projekt hidroelektrik pranë lumit. Shrestha u evakuua më vonë me helikopter,...