Vazhdimi i seancës konstituive, Kurti: Më ka ftuar Dehari, i përgjigjem pozitivisht
albin kurti KOSOVË- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, do të jetë i pranishëm në Kuvend për vijimin e seancës konstituive. Para hyrjes në sallën e Kuvendit, Kurti nuk komentoi zhvillimet e fundit, ndërsa theksoi se pjesëmarrja e tij lidhet me thirrjen e bërë nga drejtuesi i seancës, Avni Dehari. Kurti deklaroi se kishte vendosur t’i përgjigjej ftesës së Deharit për vazhdimin e seancës. “Kryesuesi i seancës konstitutive, deputeti më i moshuar Avni Dehari, e ka ftuar për sot vazhdimin e seancës dhe unë kësaj po i përgjigjem”, deklaroi Kurti për mediat para hyrjes në Kuvend.
Burimi:
zeri.ai