Vala e të nxehtit në Evropë sjell fitime për prodhuesit aziatikë të kondicionerëve, shitjet rriten ndjeshëm

Vala e të nxehtit në Evropë sjell fitime për prodhuesit aziatikë të kondicionerëve, shitjet rriten ndjeshëm

Ndërsa Evropa po kalon temperatura rekord, prodhuesit aziatikë të kondicionerëve, si Samsung dhe LG i Koresë së Jugut, Midea i Kinës apo Mitsubishi i Japonisë, po shënojnë një rritje të ndjeshme të shitjeve. Kondicionerët janë të zakonshëm në ndërtesa, transport dhe shtëpi në qytetet e mëdha aziatike, ndërsa janë ende relativisht të rrallë në Evropë, shkruan CNN . Për shkak të kësaj, banorët e kontinentit po e kanë gjithnjë e më të vështirë të përballen me nxehtësinë ekstreme që merr jetë njerëzore, thuhet në tekst, duke shkaktuar probleme në furnizimin me energji elektrike dhe duke çuar në mbylljen e shkollave. Në kërkim të ftohjes, qytetarët dhe kompanitë në të gjithë Evropën po blejnë masivisht kondicionerë portativë dhe të palëvizshëm, ndërsa disa vende po paralajmërojnë se...