Ukraina dhe samiti i NATO-s në fokus, Merz pret liderët e vendeve evropiane në Berlin

Ukraina dhe samiti i NATO-s në fokus, Merz pret liderët e vendeve evropiane në Berlin

Liderët e Francës, Gjermanisë, Italisë, Polonisë dhe Mbretërisë së Bashkuar do të zhvillojnë nesër një takim në Berlin, ku në qendër të diskutimeve do të jenë situata në Ukrainë dhe përgatitjet për samitin e NATO-s që do të mbahet më 7 dhe 8 korrik në Ankara. Në takim do të marrë pjesë përmes videokonference edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s. Sipas një njoftimi të Pallatit Elysee, liderët evropianë do të shqyrtojnë vijimin e mbështetjes për Ukrainën, duke u fokusuar te nismat e shpallura gjatë samitit të fundit të G7, si dhe te vendimet e marra nga vendet e ashtuquajtura “të gatshme” për të mbështetur Kievin me garanci të forta sigurie. Gjatë konsultimeve do të diskutohen gjithashtu çështjet kryesore që pritet të dominojnë axhendën e samitit...