U ekzekutua pasi shau Putinin, arrestohet një person i dyshuar për vrasjen e karikaturistit rus
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Poloninë, ku një karikaturist rus në mërgim është ekzekutuar me armë zjarri në mes të rrugës. Autoritetet polake kanë arrestuar një person të dyshuar për përfshirje në vrasje, ndërsa rasti po hetohet si një akt i mundshëm me motive politike. Kryeministri polak Donald Tusk bëri të ditur se i dyshuari përdorte një pasaportë gjeorgjiane, ndërsa shërbimet e sigurisë janë duke punuar për të identifikuar personin që mund të ketë porositur krimin. Viktima është 44-vjeçari Robert Kuzhovkov, i njohur me pseudonimin Semyon Skrepetsky, i cili ishte bërë i famshëm për karikaturat e tij satirike ndaj figurave të rëndësishme politike ruse, përfshirë edhe presidentin Vladimir Putin. Sipas raportimeve, ai u qëllua tri herë me armë zjarri në rrugë. Pasi ra në...
Burimi:
vizionplus.tv