Trump “vodhi” dekorin e Melanias për dhomën e tij? Libri zbulon prapaskenat e Shtëpisë së Bardhë
Një libër i ri i gazetarëve të New York Times, Maggie Haberman dhe Jonathan Swan, pretendon se Presidenti amerikan Donald Trump dhe bashkëshortja e tij, Melania Trump, kishin rivalitet edhe për arredimin e dhomave të tyre të veçanta në Shtëpinë e Bardhë bën të ditur revista People. Në librin “Regime Change: Inside the Imperial Presidency of Donald Trump”, i publikuar këtë javë, autorët shkruajnë se stafi shpesh ndodhej “mes dy Trump-ëve”, të cilët ishin çifti i parë presidencial që nga koha e Richard dhe Pat Nixon që përdornin rregullisht dhoma gjumi të ndara. Sipas librit, Melania Trump përdorte dhomën kryesore të gjumit, e njohur si “Dhoma 219”, ndërsa presidenti kishte në dispozicion “Dhomën 220”, pranë Sallës Ovale të Verdhë. Autorët pretendojnë se Trump mori për dhomën e tij mobilie...
Burimi:
javanews.al